Janë luajtur takimet e javës së 11-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për femra. Skuadra e Flamurtarit ruan kreun e renditjes, duke mposhtur 99-71 Apoloninë, një fitore e lehtë në një ndeshje të dominuar nga basketbollistet vlonjate.
Me fitore replikojnë edhe Partizani e Tirana, që ndajnë mes tyre vendin e dytë. Të kuqtë fituan 94-78 ndaj Studentit në derbin kryeqytetas, ndërsa Tirana mposhti 98-87 Elbasanin.
Fiton edhe Vllaznia, që në fushën e saj mposhti 65-51 Sh.K.B.Tiranën, sukses që ngjit shkodranet në zonën play off, ndërsa ekipi kryeqytetas qëndron i parafundit.
Basketboll – Kategoria e Parë Femra, java e 11-të
Tirana – Elbasani, 98-87
Partizani – Studenti, 94-78
Flamurtari – Apolonia, 99-71
Vllaznia – Sh.K.B.Tirana, 65-51
Renditja: Flamurtari 22 pikë, Partizani 20 pikë, Tirana 20 pikë, Vllaznia 16 pikë, Elbasani 16 pikë, Studenti 15 pikë, Sh.K.B.Tirana 11 pikë, Apolonia 11 pikë.