Dje Ponte Prizreni u ankua në vendimet e Komesarit të Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës, duke kërcënuar edhe më tërheqje nga garat.
Sot edhe Peja ankohet! As Ponte Prizreni dhe as Peja nuk u dashtë me pru punën deri të grushtet e shqelma, që u panë përmes incizimeve.
Të dy klubet u dashtë të shmangin incidentin apo grushtet e shqelmat, sepse jeni klube të elitës së basketbollit dhe duhet të jeni shembull e jo të bëheni lajm i grushteve apo edhe për të qeshur të tjerët!
Secili e hedh fajin të njëri – tjetri!
Është fakt që gjatë pjesës së lojës ka ndonjë lojtar që përdorë gjuhën e papastër apo fyen e provokon, kjo ndodhë edhe në sporte tjera, por në asnjë formë nuk u dashtë të vije puna deri të rrahja masive.
Përderisa Ponte Prizreni doli me një shkrim, duke e akuzuar ish reprezentuesin polak e pastaj e fshin at postim, me demek ai admini u ngut dhe e përjashtuam nga puna!
As kjo nuk është arsyetim! Ngadalë burra, ata që e mbajnë faqen zyrtare të klubit, duhet të janë njerëz profesionist e të qetë, jo të turren e pastaj a u burra çka u bë! Ka kohë që disa klube të basketbollit, postojnë në faqet e tyre edhe ndonjë cirkus që nuk ka të bëjë me sport, duke reklamuar edhe këngëtarë.
E dyta, edhe pse e keni fshirë postimin, lajmin e mori dheun për ish reprezentuesin polak! E dyta, Ponte Prizreni ka qenë organizator i ndeshjes.
Edhe Peja nuk mund të ankohet dhe të thotë se në vetëmbrojtje, sepse edhe lojtarët e saj kanë mundur t’i ikin të keqes, le të sulmon rivali.
Dikush duhet të lëshojë rrugë, sepse nuk ka pas arsye për shqelma e grushte, mbi të gjitha jeni sportistë.
Incidenti që ka ndodhur në Prizren, është për turp. A vetëmbrojtje a kundërsulm, kjo më së paku i ka hije sportit, sidomos dy klubeve që ishin shembull, e gjithë atë shembullin e mirë e prishet në ndeshjen e pestë të gjysmëfinales së play-off-it. Kjo është për mu skuq dhe jo për mu anku.
Dy fjalë edhe për Komesarin e Garave të FBK-së, Faton Kurshumlinë. Mos u trego i butë. Me vendime ka qenë shumë i butë sepse dënimet u dashtë të janë drakonike, sepse ndryshe nuk bën.
Ponte Prizreni dhe Peja, mos u ankoni, mirë keni shpëtuar, grahni punës dhe investoni. Lëreni ankesat, shtriheni dorën e pajtimit mes vete dhe kërkoni falje njëri – tjetrit.