Golden Eagle Ylli nga Theranda ka shënuar fitore të madhe me rezultat 83:75 (22:16, 20:17, 19:22, 22:20) kundër Pejës, në ndeshjen e parë të finales së Superligës e Kosovës.
Basketbollisti Erjon Kastrati është më efikasi te Ylli, me 26 pikë.
Laron Dendy ka shënuar 17 pikë për Pejën, i ndihmuar nga Brandon Walters 16.
Ylli udhëheq në seri të fitoreve me 1:0 dhe skuadra me tri të fituara bëhet kampion.