Basketbollisti i Uashington Vizards, Rasel Uestbruk ka vendosur rekord të ri në NBA, duke regjistruar për herë të 182-të “triple-double” në NBA, por që nuk arriti ta evitojë humbjen nga Atalanta.
Uestbruku përfundoi takimin me 28 pikë, 21 asiste dhe 13 kërcime, me çka regjistroi “triple-double”, të 182 -tin në NBA, duke thyer rekordin 47-vjeçar të Oskar Robertsont.
Mirëpo në fund Uashingtoni pësoi humbje nga një tripikësh i vonshëm nga Atalanta pran rezultatit 125 – 124. Në sfidat e tjera, Golden Stejt mundi Feniksin me 119-116, ndërsa San Antonio Spars, “demoluan“ Milluokin me rezultat 146-125.
Fitores Iu gëzuan edhe Indiana dhe Portlandi që mundën Klivlendin dhe Hjustonin.