Golden Eagle Ylli futet në histori, kampion i ri i Kosovës në basketboll (meshkujt).
Ata në finalen e tretë të play-off-it, e mposhtin me rezultat 70:67 Pejën (14:24, 20:17, 23:13, 13:13). Ylli ngadhënjen me 3:0 në seri të fitoreve, duke e fituar titullin e parë të Kosovës në histori të tyre, ky është titulli i fdytë pas asaj të Ligës Unike Kosovë – Shqipëri.
Peja vetëm në çerekun e parë u tregua dominuese dhe u shkëput në epërsi me 10 pikë (24:14).
Në minutat vijues, Ylli bëri lojë më të mirë dhe e ngushtojnë rezultatin në 7 pikë (41:34) pikërisht në minutën e 20-të.
Kthesa e therandasve ndodhi në çerekun e tretë, me mbrojtje të fortë dhe efikase, shkrijnë epërsinë e vendasve.
Në minutën e 20-të, tre pikë epërsi për Yllin (54:57) dhe për të vazhduar me një motivim të madh edhe në çerekun e fundit përkatësisht të katërt
. Në minutën e 37-të, Ylli në epërsi me 7 pikë (59:66).
Në minutën e 38-të, Peja ngushton rezultatin në 64:66 dhe dy minutat e fundit në drithërima.
Në minutën e 39-të, Peja në epërsi me rezultat 67:66, më pas 67:68 për Yllin.
Therandasit shënojnë fitore me rezultat 70:67.
Basketbollistët Dardan Berisha dhe Brandon Walters janë më efikasit në radhët e Pejës. Berisha shënoi 21 pikë e Walters 18.
Elyjah Clark me 19 pikë është më i dalluari të Golden Eagle Ylli, i ndihmuar nga Erjon Kastrati me 16.
Kampionët e Kosovës
1991-92 Prishtina
1992-93 Trepça
1993-94 Peja
1994-95 Peja
1995-96 Peja
1996-97 Drita
Kampionët e pasluftës (M)
1999-2000 Trepça
2000-01 Trepça
2001-02 Prishtina
2002-03 MEB Prishtina
2003-04 Kastrioti (LPBK Dukagjini)
2004-05 Mabetex
2005-06 Sigal Prishtina
2006-07 Sigal Prishtina
2007-08 Sigal Prishtina
2008-09 Sigal Prishtina
2009-10 Sigal Prishtina
2010-11 Sigal Prishtina
2011-12 Trepça
2012-13 Peja
2013-14 Sigal Prishtina
2014-15 Sigal Prishtina
2015-16 Sigal Prishtina
2016-17 Sigal Prishtina
2017-18 Bashkimi
2018-19 Z Mobile Prishtina
2019-20 i ndërprerë (Covid19)
2020-2021 Golden Eagle Ylli