Klubi i basketbollit New Basket ka lojtarin më të gjatë në Kosovë.
Ky klub para pak ditëve është përforcuar me basketbollistin nga Sudani Jugor. E veçanta e këtij lojtarit është gjatësia, 222 centimetra.
“Nuk kemi ndërmend të ndalemi, ashtu siç ju lajmëruam edhe më herët klubi ynë në sezonin e ri do të hynë me një koncept plotësisht të ri.
Pikërisht lojtari i ri Alier Kok është pjesë e këtij koncepti.
Alier Kok i lindur me 2006 në Juba të Sudanin Jugor, me gjatësi të jashtëzakonshëm 222 centimetra, është përforcimi i radhës për gjeneratën U-16 nga ana ynë.
Kok do të vazhdojë shkollën e mesme në Prizren dhe do të luajë për ekipin tonë të grupmoshave.
Alier Kok ka nënshkruar kontratën 3-vjeçare me klubin tonë.
Ky është vetëm fillimi i këtij koncepti, vazhdojmë”, shkruan në faqen e klubit prizrenas.