Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka pritur sot organizatorin e turneut 3X3 në basketboll, Fikret Shatri.
Presidenti Krasniqi e ka përgëzuar ish-basketbollistin e mirënjohur, Shatri, për organizimin e rregullt të këtij turneu, si dhe kontributin që po e jep në sport.
Shatri e ka uruar presidentin Krasniqi për zgjedhjen e tij në krye të KOK-ut, derisa i ka dhuruar edhe fanellën e klubit 3x3 Prishtina.
Aty biseduan për shumë gjëra që i takon këtij sporti.