Psa ndeshjeve të javës së 13-të dhe të parafundit të sezonit të rregullt në basketboll për femra janë përcaktuar tri nga katër ekipet gjysmëfinaliste. Flamurtari, Partizani e Tirana kanë prerë një biletë, ndërkohë që emri i ekipit të katërt do të dalë mes Elbasanit e Vllaznisë.
Flamurtari fitoi pa probleme 109-50 ndaj Tiranës, në ndeshje e luajtur në kryeqytet. Me lehtësi fitoi edhe Partizani, që mundi 93-72 Elbasanin jashtë fushe, ndërsa Vllaznia fitoi 65-41 ndaj Apolonisë. Zhgënjen Sh.K.B.Tirana, që u mund 62-58 nga Studenti në derbin kryeqytetas.
Basketboll – Kategoria e Parë Femra, java e 13-të
Vllaznia – Apolonia, 65-41
Elbasani – Partizani, 72-93
Sh.K.B.Tirana – Studenti, 58-62
Tirana – Flamurtari, 50-109
Renditja: Flamurtari 26 pikë, Partizani 24 pikë, Tirana 22 pikë, Elbasani 19 pikë, Vllaznia 19 pikë, Studenti 18 pikë, Sh.K.B.Tirana 14 pikë, Apolonia 13 pikë.