Fitorja e tretë radhazi për Lakers-at, që mundën 124-122 Houston dhe korrin suksesin e 40-të sezonal. Ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, me kalifornianët që luajtën pa Davis dhe James. Më i miri ishte Tucker me 23 pikë e 10 asist, mbështetur edhe nga Drummond me 20 pikë e 10 rebound.
Humbet ekipi i Utah Jazz, që në fushën e tij u mund 105-98 nga Portland. Lillard me 30 pikë e McCollum me 26 bënë diferencën për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e Clarkson për Jazz.
Pa probleme fiton ekipi i Brooklyn, që mundi 128-116 San Antonio, ndeshje e dominuar nga vendasit, ku u dallua Shamet me 21 pikë. Për Nets 8 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Fiton edhe Dallas, mposhti 125-107 New Orleans, me Doncic protagonist, autor i 33 pikëve.
NBA – Rezultatet e sotme
Atlanta – Washington, 120-116
Brooklyn – San Antonio, 128-116
Cleveland – Boston, 102-94
Dallas – New Orleans, 125-107
Utah Jazz – Portland, 98-105
Lakers – Houston, 124-122