Dy gjuajtje të lira të sakta në sekondat e fundit të ndeshjen i dhanë një fitore shumë të rëndësishëm Phoenix përballë Portland Trail Blazers në shifrat 118-117.
Një sukses që i i lejon Suns të jenë në korsinë e duhur për fitimin e vendit të parë në përfundimit të sezonit të rregullt në Konferencën e Perndimit.
Ekipi i nga Arizona shfaqi një lojë efikase në grup, me plot 7 lojtarë me numër dyshifror pikësh.
Udhëhoqi Chris Paul me 26 pikë, ndërsa në radhët e Blazers spikati me 41 pikë i zakonshmi Damian Lillard.
Vjen humbja e dytë radhazi për Philadelphia 76ers, që u dorëzuan përballë Miami Heat 106-94. Diferenca prej 12 pikësh, në fakt, është më pak e rëndë se ajo që ndodhi gjatë gjithë takimin, me skuadrën nga Florida që u shfaq që në fillim dominuese duke e mbyllur pjesën e parë me plot 19 pikë distancë, 60-41.
Jimmy Butler realizoi 21 pikë në këtë përballje, ndërsa Bam Adebayo fitoi duelin me Joel Embiid: qendra e Heat për pak realizoi “triple double”, 18 pikë, 12 “rebound” dhe 8 asiste, kurse lideri i Sixer luajti ndeshjen e tij më të dobët sezonale me vetëm 6 pikë dhe 2 “rebound”.
Giannis Antetokounmpo shpërtheu me 40 pikë dhe 15 “rebound” në fitoren e Milwaukee Bucks 142-133 ndaj Indiana Pacers, ndërsa Atlanta Hawks, që mbajnë vendin e katërt në Lindje, mposhtën Orlando Magic në shifrat 116-93 me 27 pikë të Bogdan Bogdanovic.
Los Angeles Clippers dominuan 113-90 Charlotte Hornets me 20 pikë dhe 10 “rebound” të Paul George, ndërsa i zakonshmi Nikola Jokic, autor i 31 pikëve dhe 14 “rebound”, ishte frymëzues për Denver Nuggets në suksesin 114-103 ndaj Minnesota Timberwolves.
Rezultatet:
Charlotte Hornets – Los Angeles Clippers 90-103
Indiana Pacers – Milwaukee Bucks 133-142
Atlanta Hawks – Orlando Magic 116-93
Miami Heat – Philadelphia 76er 106-94
New York Knicks – San Antonio Spurs 102-98
Chicago Bulls – Toronto Raptors 114-102
Memphis Grizzlies – Sacramento Kings 116-110
Minnesota Timberwolves – Denver Nuggets 103-114
Phoenix Suns – Portland Trail Blazers 118-117