Los Angeles Lakers kanë arritur që të fitojnë ndeshjen e vlefshme për ‘play-in’ ndaj Golden State Warrios me rezultat 103-100.
LeBron James dëshmoi edhe një herë tjetër se skuadra e tij nuk dorëzohet dhe janë të gatshëm të luftojnë deri në fund.
James i dhuroi fitoren skuadrës së tij, duke shënuar në fundin e ndeshjes e madje edhe realizoi triple-double me 22 pikë, 10 asistime dhe 11 kërcime.
Stephen Curry u la në ‘baltë’ nga skuadra e tij, kjo pasi ai arriti që të shënojë 37 pikë, tre asistime dhe shtatë kërcime të cilat nuk vlejtën aspak në fund.
Kundërshtari i radhës për Lakers është Phoenix Suns, derisa Warriors luajnë edhe me Memphis Grizzliers.