Teuta tjetër fitore ndaj Goga Basket

Basketboll

Teuta tjetër fitore ndaj Goga Basket

Më: 20 maj 2021 Në ora: 11:06
Teuta tjetër fitore ndaj Goga Basket

Janë luajtur ndeshjet e javës së 15-të dhe të fundit të sezonit të rregullt në Superligën e basketbollit për meshkuj. Goga Basket, Teuta, Vllaznia e Tirana kanë siguruar një biletë për në gjysmëfinalet play off.

Teuta, ashtu sikurse pat bërë në finale e Kupës së Shqipërisë, fitoi sërish ndaj Goga Basket, këtë herë me shifrat 81-80. Sukses në sekondat e fundit për Teutën, që i shkaktoi rivalëve të Goga humbjen e dytë radhazi në kampionat. Një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku të dyja skuadrat dueluan fort për fitore.

Fiton edhe Vllaznia, që mposhti me lehtësi 126-72 Eagles Basket në Shkodër, duke qenë forca e tretë në kampionat. Eagles, sezonin tjetër do të luajë në Kategorinë e Parë. Ndërsa Tirana mundi 88-84 Partizanin në derbin kryeqytetas, ndeshje e ekuilibruar deri në fund. Dy ekipet duelonin për vendin e katërt, që tashmë i takon bardhebluve.

Basketboll – Superliga Meshkuj, java e 15-të

Goga Basket – Teuta, 80-81

Vllaznia – Eagles Basket, 126-72

Tirana – Partizani, 88-84

Renditja: Goga Basket 28 pikë, Teuta 27 pikë, Vllaznia 25 pikë, Tirana 21 pikë, Partizani 19 pikë, Eagles Basket 15 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat