Ndeshjet e sotme të play off-it në NBA kanë rihapur duelet, duke bërë që situate të jetë e paqartë. Boston fitoi 125-119 në fushën e tij ndaj Brooklyn, takim ku u dallua Tatum, autor i 50 pikëve.
Ai u mbështet nga Smart me 23 pikë, ndërsa në kahun tjetër shkëlqyen Harden me 41 pikë e 10 asist si dhe Durant me 39 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Gjithsesi, Brooklyn udhëheq 2-1 serinë e takimeve.
Po 2-1 udhëheq edhe Dallas në Perëndim, që sot u mund 118-108 nga Clippers në fushën e tij.
Ndeshje e dominuar nga miqtë, ku diferencën e bënë Leonard me 36 pikë e George me 29 pikë (Doncic 44 pikë për vendasit). Fiton edhe Atlanta, që mundi 105-94 New York, takim ku 7 lojtarë të ekipit vendës realizuan mbi 10 pikë. Për nju-jorkezët u dallua Rose me 30 pikë, por që mbetën për statistikë.
Konferenca e Lindjes – Play off
Philadelphia – Washington, (2-0)
Brooklyn – Boston, 119-125 (2-1)
Milwaukee – Miami, (3-0)
New York – Atlanta, 94-105 (1-2)
Konferenca e Perëndimit – Play off
Utah Jazz – Memphis, (1-1)
Phoenix – Lakers, (1-2)
Denver – Portland, (2-1)
Clippers – Dallas, 118-108 (1-2)