Marigona Hill Prishtina U18 e ka mposhtur KB Pejën U18 me rezultat 105:74 për të avancuar tutje në finalen e Superliga U18 ku do të përballet me KB Trepca U18.
Ndeshja finale do të zhvillihet nesër në Mitrovicë prej orës 12:00 me transmetim live në Art Motion.
Paraprakisht do të luhet edhe ndeshja në mes të Vushtrria Basket dhe Peja e vlefshme për vendin e tretë.
Pritet një finale me rivalitet mes këtyre ekipeve.