Trae Young ka shënuar 36 pikë për t’i ndihmuar Atlanta Hawks për të fituar ndaj New York Knicks me rezultat 103 – 89, derisa arritën në fazën tjetër të play-off.
Young shkëlqeu në pesë ndeshjet duke shënuar me shumë se 20 pikë, derisa Julius Randle ishte top shënuesi i Knicks me 23 pikë.
Atlanta fitoi me rezultat 4 – 1, andaj në raundin e radhës do përballet ndaj Philadelphia 76ers.
Ndërkohë, Dallas Mavericks shënoi fitore ndaj Los Angeles Clippers me rezultat 105 – 100.
Më i mirë në këtë ndeshje ishte Luka Doncic që impresionoi të gjithë me 42 pikë.
Rezultati i serive është 3 – 2, derisa fituesi do takohet me Utah Jazz që mposhti Memphis Grizzlies me rezultat 4 – 1.