Transmetimet e NBA në Artmotion vazhdojnë me ndeshjen e gjashtë të serisë në mes LA Clippers dhe Dallas Mavericks të cilat deri më tani janë duke luajtur një seri fantastike mes tyre me ndeshje shumë të bukura dhe atraktive, teksa rezultati është 3-2 me fitore në të mirë të Mavericks.
Ndeshja e gjashtë, që nëse fitohet nga Dallasi do të ishte edhe e fundit dhe kjo skuadër do të kalonte në gjysmëfinale të perëndimit, do të luhet mëngjesin e së shtunës me fillim nga ora 03:00.
Luka Donçiq ka qenë fenomenal deri më tani në këtë seri, derisa dueli mes tij dhe tandemit Leonard-George pritet të jetë përcaktues edhe për këtë sfidë interesante mes tyre.
Clippers, 5-shja e mundshme startuese:
Jackson, George, Leonard, Morris, Zubac
Dallas, 5-shja e mundshme startuese:
Donçiq, Hardaway Jr, Finney-Smith, Powell, Marjanoviq