Afati kalimtar për basketbollistë dhe basketbolliste prej 1 deri më 10 gusht!
"Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) njofton të gjitha klubet se afati kalimtar për basketbollistët dhe basketbollistet vendore e të huaja për kategoritë seniore fillon më 01 dhe përfundon më 10 Gusht 2021 në ora 16:00.
Për paraqitjen e lojtarëve/eve në afatin kalimtar klubet duhet të respektojnë procedurat e paraqitjes-regjistrimit të lojtarëve/eve vendorë dhe të huaj", njofton Federata e Basketbollit e Kosovës.
Si gjithmonmë pritet të ketë lëvizje të mëdha, sidomos prurje nga shtetet e jashtme, në fakt edhe largime.