Ish basketbollisti i mirënjohur, Muhamed Thaçi, trajner i Dinamos nga Tbilisi i Gjeorgjisë, shkruan në profilin e tij në facebook, se sot ka dy gëzime.
Thaçi është nga Maqedonia e Veriut por me punën si trajner ka bërë senzacion në Gjeorgji, duke u shpallë edhe trajneri më i mirë.
“Dy gëzime në një ditë matura yte dhe ftesa për reprezentacion!
Të dua, s’kam nevojë për fjalë tjera!
O Zot të falënderoj!”, ka shkruar Thaçi.