Plas grushti në parket gjatë ndeshjes derbi!
Teuta u shpall kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, duke e mbyllur 3-1 serinë e finaleve kundër skuadrës Goga Basket.
Por derbi i Durrësit u shoqërua edhe me tension, teksa nuk munguan as grushtet në parket, raporton panoramasport.
Gjatë periodës së tretë, lojtari i Gogës, Frenki Lilaj e humbi toruan duke u konfrontuar fizikisht me amerikanët e Teutës, fillimisht me Pelisier e më pas me Strauberrin. U desh ndërhyrja e gjyqtarëve dhe lojtarëve të tjerë për ta ndaluar Lilajn.