Pamje nga stërvitja e ditës së enjte e Kombëtares A të Kosovës.
Basketbollistet tona e kanë filluar fazën intensive të përgatitjeve për FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla.
Njëherësh kjo është hera e parë që Përfaqësuesja A e Femrave do të merr pjesë në gara zyrtare të FIBA-s, më saktësisht në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla që do të mbahet në Nicosia të Qipros prej 20 deri më 25 Korrik 2021.
Kosova është në Grupin B së bashku me Qipron dhe Luksemburgun, kurse në Grupin A janë: Norvegjia, Irlanda, Malta dhe Andorra.