Presidenti i KB Prishtina, Burim Maraj priti sot në zyret e klubit ish-kapitenin Edmond Azemi.
Maraj uroi Edon për një karrierë të jashtëzakonshme dhe e uroi për pozitën e re.
Ish-kapiteni i kryeqytetasve, Edmond Azemi tani do të jetë në pozitën e Drejtorit Gjeneral me propozimin e Presidentit Burim Maraj.
Ata biseduan edhe për punën që është bërë dhe për projektet e objektivat e Klubit.