Kombëtarja e Kosovës është në grup mjaft të vështirë.
Trajneri Fidan Shatri po punon me zell të shtuar që të përgatis kombëtaren sa më mirë.
“Në përkrahje të Kombëtares A të Femrave.
Kjo është hera e parë që Kombëtarja A e Femrave do të merr pjesë në gara zyrtare të FIBA-s, më saktësisht në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla që do të mbahet në Nikosia të Qipros prej 20 deri më 25 Korrik 2021.
Kosova është në Grupin B së bashku me Qipron dhe Luksemburgun, kurse në Grupin A janë: Norvegjia, Irlanda, Malta dhe Andorra”, njofton FBK.