Ky është trajneri i ri i KB Trepça

Basketboll

Ky është trajneri i ri i KB Trepça

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 08:45
Lyubomir Minchev

KB Trepça ka arritur marrëveshje bashkëpëunimi me kryetrajnerin Lyubomir Minchev.

Lajmin për transferimin e Minchev, e kanë konfirmuar “xehetarët” përmes një postimi në llogarinë e tyre në Faceook.

48-vjeçari ka nënshkruar më Trepçën për sezonin 2021/22.

Minchev në të kaluarën ishte trajner i shumë skuadrave bullgare si: Beroe, Levski, Lukoil Academic etj.

KB Trepça është skuadra e parë në Superligën e Kosovës që ka filluar me përforcimin e skuadrës për sezonin e ri, ata fillimisht rikthyen në radhët e tyre basketbollistin Samir Zekiqi, dhe tani kanë zyrtarizuar ‘timonierin’ e ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat