Basketbollisti i Los Anxhelos Lakers, Alex Caruso, është arrestuar të martën nga policia pasi gjatë një kontrolli iu gjet marijuanë.
Arrestimi ka ndodhur në aeroportin e Teksasit, ku Caruso po përpiqte të hipte në avion për të udhëtuar për në Los Anxhelos.
Policia ka bërë një kontroll në çantat e tiij dhe ka gjetur marijuanën. Sasia e gjetur është 60 gramë dhe kjo konsiderohet krim në këtë shtet.
Gjithsesi, policia ka lënë të lirë lojtarin pas disa orësh, pasi iu sekuestrua malli dhe pagoi një garanci.
Lojtarit i ka përfunduar kontrata me Lakers dhe nga data 1 korrik do të jetë “free agent” (lojtari i lirë). Ndaj, nuk dihet nëse ai do të luajë sërish me kalifornianët apo jo.