Ish basketbollisti i mirënjohur Blerim Krasniqi, njëherësh trajner, shprehet se gazeta kombëtare “Bota sot”, gjithmonë ka qenë dhe është në shërbim të sportit.
“Jeni të paanshëm, korrekt dhe gjithmonë në shërbim të sportit.
Në mënyrën më të mirë i paraqiteni edhe opinionet sportive të sportistëve, duke lejuar që të shprehin mendimin e tyre.
Uroj 26 vjetorin e gazetës “Bota sot” dhe qindra vite tjera me suksese, uroj që gjithmonë të vazhdoni si deri me tash në përkrahje të sportistëve”, uron Krasniqi.