Kosova përfundon ndeshjet në grup edhe te meshkujt

Basketboll

Kosova përfundon ndeshjet në grup edhe te meshkujt

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 18:16
Kosova përfundon ndeshjet në grup edhe te meshkujt

Kosova 3x3 ka përfunduar fazën e grupeve në kualifikimet e FIBA Europe Cup në 3x3. Dardanët në ndeshjen e fundit kanë pësuar humbje nga Ukraina me rezultat 19:10. Për Kosovën pikët i shënoi Visar Ejupi pesë pikë, Bardh Rexha katër dhe Altin Selmancena një.

Më herët, Dardanët pësuan humbje nga Hungaria 21:12 dhe nga Britania e Madhe 22:13.

Në konkurrencën e femrave Kosova ka pësuar humbje nga Estonia me rezultat 21:8 dhe nga Bjellorusia 17:8.

Kjo është hera e parë që Kosova garon në konkurrencën e femrave në 3x3.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat