Trepça merr edhe amerikanin e tretë

Basketboll

Trepça merr edhe amerikanin e tretë

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 11:57
Trepça merr edhe amerikanin e tretë

KB Trepça ka zyrtarizuar amerikanin e tretë brenda pak ditësh, duke vazhduar me intensitet krijimin e një skuadre të fortë.

Basketbollisti amerikan Andrew Gordon është përforcimi më i ri i KB Trepçës për sezonin e ri.

Ekipi nga Mitrovica, të martën ka njoftuar për angazhimin e qendrës Gordonit.

“Trepça shton centimetrat duke angazhuar qendrën amerikane Andrew Gordon. Gordon i bashkohet Trepçës nga Louisiana Tech nga NCAA”, thuhet në njoftimin e ekipit nga Mitrovica.

Gordon është amerikani i tretë te Trepça, pasi më herët janë zyrtarizuar edhe Ty Cockfield e Gerald Blackshear.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat