Chris Paul merr për dore Phoenix Suns në finalen e parë të NBA ndaj Milwaukee Bucks.
Në Arizona falë edhe paraqitjes fantastike të veteranit Paul, Phoenix arriti të triumfonte lehtësisht me rezultatin 118-105 ndaj ekipit nga Wisconsin duke marrë edhe kryesimin e serisë 1-0 me ndeshje.
Finalja e madhe e NBA nisi me supermacinë e Phoenix Suns që arriti të merrte frenat e lojës që në dy periodat e para duke shkuar në pushim në avantazhin e 8 pikëve.
Falë formës së shkëlqyer të treshes Chris Paul-Davon Booker- DeAndre Ayton skuadra e drejtuar nga trajneri Monty Williams e thelloi edhe më shumë epërsinë në periodën e 3-të ndërsa në 12 minutëshin e fundit të lojës arriti të menaxhonte në mënyrën më të mirë epërsinë duke e mbyllur ndeshjen me shifrat finale 118-105.
Chris Paul më i miri mbi parket për Phoenix Suns me 32 pikë 4 rebound dhe 9 asiste u mbështet edhe nga Davon Booker autor i 27 pikëve dhe basketbollistit nga Bahamasi DeAndre Ayton i cili shkëlqeu me 22 pikë dhe 19 rebound.
Te Milwaukee Bucks më i miri mbi parket ishte Khris Middelton me 29 pikë ndërkohë që Giannis Antetokounmpo nuk u shfaq në versionin e tij më të mirë edhe pse greku i Bucks koleksionoi në total 20 pikë 17 rikuperime poshtë tabelës dhe 4 asiste.
Edhe finalja e dytë e serisë mes Phoenix dhe Milwaukee do të luhet në Arizona pasi në sajë të ecurisë më të mirë gjatë sezonit të rregullt, Suns kanë avantazhin e parketit në këtë duel.