Nigeria befason SHBA-të në miqësore

Basketboll

Nigeria befason SHBA-të në miqësore

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Kombëtarja e Nigerisë në basketboll ka mposhtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës 90 – 87.

Kombëtarja e Nigerisë ka mposhtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultat 90 – 87.

Kjo ndeshje u luajt në kuadër të përgatitjeve para fillimit të Lojërave Olimpike që nisin më 23 Korrik dhe mbahen në Tokyo te Japonisë.

Ishte hera e parë në histori që një skuadër nga Afrika mposht SHBA-të, më meritorët në triumfin e nigerianëve ishin: Gabe Vincent me 21 pikë, dy kërcime, katër asistime dhe Caleb Agada me 17 pikë, tre kërcime, dy asistime.

Te SHBA-të u dalluan Kevin Durant me 17 pikë, pesë kërcime, katër asistime dhe Jayson Tatum me 15 pikë e shtatë kërcime.

Përkundër humbjes SHBA-të llogariten favorit apsolut për të fituar Olimpiadën Verore, megjithatë mbetet të shihet çfarë do të ndodhë në Tokyo. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat