Kombëtarja e SHBA-së në basketball, pësoi disfatën e dytë radhazi në kuadër të përgatitjeve për Lojrat Olimpik në Tokio.
Në përballjen e zhvilluar në Las Vegas, SHBA u mund nga Australia me rezultat 83-91.
Ditë më parë, yjet amerikane të basketbollit u turpëruan edhe nga Nigeria (87-90) që sjell kokëdhimbje për trajnerin Greg Popoviç. Kjo është hera e parë, nga formimi i NBA-s, që SHBA të humbas dy ndeshje radhazi.
Peti Mills me 22 pikë dhe Xho Ingëlls me 17 pikë u dalluan te Australia, ndërsa te SHBA, Demien Lillard shënoi 22 pikë, i ndhmuar nga Kevin Durant me 17 pikë.