Kombëtarja amerikane e basketbollit, e famshmja “Dream Team”, ka harruar të fitojë. Pas humbjes turpëruse ndaj Nigerisë (90-87) në miqësoren e një dite më parë në Las Vegas (hera e parë që Amerika humbet ndaj nëj ekipi afrikan), ka mbërritur sot një tjetër disfatë.
Këtë herë, ekipi i trajnerit Gregg Popovich u mund 91-83 nga Australia, në takimin e radhës të luajtur në Las Vegas.
Kjo është hera e parë që prej vitit 1992 që kombëtarja amerikane e basketbollit humbet dy ndeshje radhazi edhe pse bëhet fjalë për dy miqësore.
Nga viti 1992 deri në korrik të këtij viti, Amerika kishte humbur vetëm 2 miqësore, ndërsa tani humbi dy të tilla në 48 orë. Këto miqësore janë pjesë e programit stërvitor që “Dream Team” po bën në prag të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.