Të hënën mbrëma, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dorëzuar flamurin e Kosovës, ekipit olimpik të Kosovës, me në krye xhudisten Majlinda Kelmendin.
Janë 11 sportistë të Kosovës të cilët do të përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Në Olimpiadën e kaluar, Kelmendi kishte fituar medaljen e artë në kategorinë 52 kg, duke qenë medalja e vetme për Kosovën në pjesëmarrjen e parë në Lojëra Olimpike.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/13/auto_71626181275.jpg)
Në ceremoninë e dorëzimit të flamurit, ka marrë pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku. Ajo u ka uruar shumë suksese sportistëve të Kosovës, me shpresë se do të kthehen me sukses nga Tokio.
Edhe Federata e Basketbollit e Kosovës ju dëshiron shumë suksese 11 sportistëve në “Tokio 2020”, shkruan në Faqen e Federatës së Futbollit tël Kosovës.