Karanezi ndahet me Bashkimin, në bisedime me dy klube 

Basketboll

Karanezi ndahet me Bashkimin, në bisedime me dy klube 

Nga: K.Goca Më: 13 korrik 2021 Në ora: 18:22
Karanezi ndahet me Bashkimin, në bisedime me dy klube 

Basketbollisti Ujkan Karanezi i ka ndarë rrugët me klubin e basketbollit Bashkimi nga Prizreni.

Ai tha se nuk ka qenë vendim i lehtë! 

Karanezi është në bisedime me dy klubet e Superligës. 

“Të dashur ‘Arpagjik’, prizrenas dhe i gjithë komuniteti sportiv, dua të ju njoftoj që nga dita e sotme jam lojtar i lirë.

Pas tri viteve të kaluara në klubin e qytetit, rrugët tona ndërprehen këtu duke i falënderuar të gjithë ju që më përkrahët dhe më qëndruat afër në momente të mira dhe të vështira. 

Duke i uruar Klubit të Bashkimit të gjitha të mirat në vazhdim, unë kam besuar për tjetër përfundim duke i qëndruar besnik fjalëve të mia kur kam firmosur që nuk largohem lehtë nga Klubi i qytetit mirëpo gjërat rrodhën si rrodhën.

Për vazhdimin e karrierës time dua të ju informoj që jam në bisedime me dy klube të Superligës, dhe do të ju informoj në kohë për lëvizjen time të radhës. 

Ju premtoj që do të kthehem fuqishëm!”, njofton Karanezi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat