Pas dy humbjesh, ndaj Nigerisë dhe Australisë, kombëtarja amerikane e basketbollit është rikthyer te fitorja, duke mundur thellë 108-80 Argjentinën, në miqësoren e tretë të luajtur në Las Vegas.
Një nga protagonistët e kombëtares së trajnerit Gregg Popovich është Kevin Durant, që nuk shqetësohet për këto humbje. Ai mendon për Olimpiadën, ku synon medaljen e artë, pasi atë medalje dëshiron t’ia dedikojë Kobe Bryant.
Së bashku ata kanë fituar të artë në Londër. “Kobe është një idhull për të gjithë ne. ADN e tij është brenda nesh, pasi jemi rritur duke e admiruar dhe nga ai kemi mësuar etikën e punës dhe rëndësine e lojës. Kobe na tregoi rrugën për t’u bërë profesionistë dhe ne duam ta nderojmë.
Kush e njeh mirë e di se për të medalja e artë ka qenë e rëndësishme. Na mundon, ndaj duam ta nderojmë duke fituar dhe dedikuar të artën”, tha Durant.