Milwaukee Bucks kanë arritur të mposhtin Phoenix Suns.
Milwaukee Bucks kanë arritur ta barazojnë serinë e finales në kuadër të NBA ndaj Phoenix Suns.
Suns ishin duke udhëhequr 2-1 por në ndeshjen e katërt, Bucks arritën ta barazojnë rezultatin ndaj rivalëve perëndimorë.
Rezultati i çerekëve, Milwaukee Bucks – Phoenix Suns: (20-23), (32-29), (24-30), (33-21).
Basketbollistët më të mirë për Suns ishin, Devin Booker me (42p, 1kc, 2ast) dhe Crowder me (15p, 8kc, 3ast).
Për Milwauke më të mirët ishin, Middleton (40p, 6 kc, 4ast) dhe Antentokounmpo (26p, 14kc, 8ast).
Rezultati përfundimtar i ndeshjes së katërt, Milwaukee Bucks 108–103 Phoenix Suns.