Kosova U20 sot do të përballet me Luksemburgun U20 te femrat në kuadër të FIBA U20 Ëomen's European Challengers, që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë Veriore.
Për vashat e Kosovës kjo do të jetë ndeshja e dytë në këto gara, pas humbjes nga Sllovakia me shifrat 71:38, kurse Luksemburgu hyn pas dy ndeshjeve, një fitore dhe një humbje. Luksemburgu fitoi ndaj Maqedonisë Veriore me shifrat 55:79 dhe pësoi nga Sllovakia 47:67.
Ndeshja fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet në YouTube.
Sipas njoftimit të Federatës së Basketbollit, pas këtij takimi, Kosova të shtunën do të ndeshet me Rumaninë dhe të dielën ndaj Maqedonisë Veriore.