Basketbollistja kineze Zhang Ziyu është e gjatë 226 centimetra dhe është vetëm 14 vjeçe!
Bashkëmoshataret e saja nuk mund të ballafaqohen me këtë basketbolliste në lartësi, kështu që ajo shënoi 42 pikë, regjistroi 25 kërcime dhe gjashtë bllokada në finalen e kampionatit kinez.
Nuk është çudi që Zhang Ziyu krahasohet me Yao Ming, një ish-lojtar i NBA-së dhe një yll i madh kinez.
Prindërit e vajzës janë gjithashtu të gjatë, babai është i gjatë 213 centimetra dhe nëna 198.