KB Peja ka bërë përforcimin e parë para nisjes së edicionit të ri në Superligë.
Gjiganti së fundmi ka arritur marrëveshje me basketbollistin vendor, Arian Qallaku.
Ka qenë faqja zyrtare e klubit pejan që ka zyrtarizuar ardhjen e Qallakut në ‘Karagaçi’.
Ditë më parë Peja zyrtarizoi edhe trajnerin e ri, ku skuadrën për sezonin 2021/22 do ta udhëheq Semsettin Bas.
Gjatë ditëve të ardhshme, Peja ka njoftuar se do të prezantojë të tjerë basketbollistë.