Klubi i basketbollit Sigal Prishtina synon të përforcohen sa më shumë për edicionin e ri në Superligën e Kosovës.
Klubi më i trofeshëm në vendin tonë përforcohet me lojtarin nga Franca.
“Aliouen Tew vjen nga Franca, është 29 vjeçar, i gjatë 206 cm dhe luan në pozitën qendër.
Ishte pjesë e Kolegjit Niagara në SHBA.
Karrierën profesionale e vazhdoj në shumë liga si në Zvicër, Katar, Francë, Angli dhe se fundmi në Spanjë tek ekipi Melilla që garon në Leb Gold”, njofton KB Sigal Prishtina.