Peja përforcohet me basketbollistin e ri, Mirlind Zekaj. Ndryshe Zekaj është lojtar i Kombëtares së Kosovës U-20 dhe ishte pjesë e KB Istogu.
“Lojtari i reprezentacionit U-20, Mirlind Zekaj i bashkohet KB Peja ku së bashku me Albin Berishën dhe Ermal Bojkun do e kompletojnë 3shen e lojtarëve të rinj të KB Peja.
Mirlind Zekaj ka qenë bartës i skuadrës se Istogut që bënë gara në Ligen e Parë dhe vjet ishte një hap larg Superligës duke luajtur ne Finale për një biletë në Superligë.
Mirësevjen në Shtëpinë e Shqiponjave, në Karagaçin e zjarrtë Mirlind”, njofton KB Peja.