Peja e ka ndërmend të përforcohet sa më fuqishëm për edicionin e ri, në luftë për titullin e kampionit të Kosovës dhe të Ligës Unike Kosovë – Shqipëri.
Pejanët përforcohen me basketbollistin e Sigal Prishtinës, Daniel Lekndreaj.
“Nga vendi i Shqiponjave e drejtë e në fole të Shqiponjave, vjen njëri nga lojtarët më të dalluar të Superligës për edicionin e kaluar, Daniel Lekndreaj.
Danieli është reprezentues i Shqipërisë dhe vitin e kaluar ishte pjesë e KB Prishtina”, njofton KB Peja.