Kombëtarja e Kosovës është e gatshme për ballafaqimin me Republikën e Irlandës, e cila luhet në kuadër të gjysmëfinales së Kampionatit Evropian për shtete të vogla.
Ndeshja luhet nesër në palestrën e sportit në Nikosia, në orën 16.00.
Basketbollistet tona po tregojnë lojëra të mira, të cilat kanë shënuar një fitore dhe pësuar një humbje.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/23/auto_218443334_1794334280746480_8499318846965208700_n1627041177.jpg)
Kosova startoi me fitore me rezultat 70:68 kundër Qipros, ndërsa në takimin e dytë të Grupit B, pësuan humbje me rezultat 94:65 nga Luksemburgu.
Irma Konjusha, prej basketbollisteve më të mira në vendin tonë, tha se do të jetë një ndeshje e vështirë me irlandezet.
“Gjysmëfinale e vështirë pasi që Irlanda është në vendin e parë në grupin e vet. Ne do të japim maksimumin për këtë ndeshje, jemi duke i bërë të gjitha përgatitjet që të paraqitemi sa më mirë”, tha Konjusha për gazetën kombëtare “Bota sot”.