I qetë, i matur por në mendime të thella selektori i Kombëtares së Kosovës, Fidan Shatri.
Kosova është gati për përballjen me Republikën e Irlandës, në kuadër të gjysmëfinales së Kampionatit Evropian për shtete të vogla.
Vashat e Kombëtares së Kosovës, janë mirë të përgatitura për sfidën me irlandezet.
Shatri tha se do të mundohen të japin më të mirën me basketbolliste, për të nxjerrë më të mirën në këtë duel.
Ndeshja luhet nesër në orën 16.00, në palestrën e sportit në Nikosia të Qipros.
Emocione janë të pakufishme të vashat tona sepse secila synon të jap maksimumin për ngjyrat e shtetit të Kosovës.
“Vetë pozita e parë në grup të jep me kuptu që kemi të bëjmë me një përfaqësuese të fortë, gjithashtu Irlanda para dy viteve në Kosovë që është zhvilluar Kampionati Evropian U-20, ka zënë vendin e tretë, kjo tregon që e kemi një kundërshtar të fortë në gjysmëfinale.
Kemi bërë të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje, besoj që do të kemi paraqitje të fortë në parket ku do të luftojmë shumë dhe pse mos ta kalojmë edhe këtë kundërshtar dhe për herë të parë në pjesëmarrje të jemi në finale.
Të gjithë ne e dimë rëndësinë e ndeshjes së nesërme dhe kjo na bënë që të besojmë në rezultat pozitiv”, thotë shatri për gazetën kombëtare “Bota sot”.