Disa media në Serbi, siç është edhe ‘Kurir’, e quan tronditës përforcimin e ri të Partizanit të Beogradit.
Është fjala për basketbollistin amerikan Dallas Moore, me nënshtetësi shqiptare.
“Transferim shokues në Humsko, sollën një përforcim tjetër - një anëtar të kombëtares shqiptare!”, shkarravit ‘Kurir’.
“Playmakeri amerikan ka nënshkruar kontratë me bardhezinjtë për të cilët do të luajë në sezonin 2021/22.
Dallas Moore është përforcimi i pestë i Partizanit këtë verë!
Në maj të vitit 2018, Dallas Moore mori pasaportë shqiptare dhe ai debutoi për kombëtaren shqiptare me 1 korrik të të njëjtit vit”, shkruan më tej.