Kosova A (F) debutoi me medalje të bronztë në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla.
Një sukses në debutim që nuk do të ishte i mundur pa angazhimin e madh të shtabit teknik të Përfaqësueses së Kosovës.
Drejtori i Përfaqësueseve, Granit Rugova, Menaxherja e Përfaqësueses A, Kimete Haliti, Përzgjedhësi Fidan Shatri dhe trajnerët Lorik Kllokoqi, Kemajl Muja dhe Pal Syla kanë bërë një punë të madhe, që debutimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare të jetë i suksesshëm.
Një sukses i mirë për Kombëtaren e Kosovës, e cila shënoi dy fitore e pësoi dy humbje.