Kombëtarja e Sllovenisë në basketboll ka mposhtur Japoninë, me rezultat të thellë, 116-81, në kuadër të ndeshjes së dytë të grupeve në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Sllovenia në pjesën e parë krijoi 12 pikë epërsi , të cilat i zgjëroi në vazhdim të takimit, që në çerekun e katërt të “fundos” Japoninë me dyfishin e pikëve (36-17), për të regjistruar fitoren e dytë , pas asaj ndaj Argjentinës.
Basketbollistët më të mirë për Slloveninë ishin: Luka Doncic (25pikë, 7 kërcime, 7 asiste) dhe Zoran Dragic me (24pk, 4kc, 2ast).
Për Japoninë shkëlqyen: Haçimura (34pk, 7kc, 3ast) dhe Vatanabe (17pk, 7kc, 2ast).