Basketbollisti Visar Ejupi mbetet edhe më tej në KB Rahoveci. Lajmi e konfirmon edhe faqja zyrtare e klubit.
“E ardhmja e klubit të qytetit, Visar Ejupi pa hezituar fare ka vazhduar me klubin e tij të fëmijërisë.
Visari , i cili momentalisht është grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës U18 dhe po përgatitet për ndeshjet e radhës.
Ne i dëshirojmë suksese me përfaqësuesen dhe e presim që pas përfundimit të ndeshjeve të na bashkangjitet në stërvitje me klubin”, njofton KB Rahoveci.