KB Golden Eagle Ylli po vazhdon të jetë aktiv në tregun e transferimeve, teksa sot ka prezantuar edhe një lojtar të huaj.
Bëhet fjalë për Brandon Randolph, i cili sot (e premte) është zyrtarizuar nga kampioni në fuqi i Kosovës.
Randolph bëhet basketbollisti i katërt i huaj i transferuar nga klubi suharekas.
Para tij, Ylli ka transferuar edhe Barret Bensonin, Rashun Davisin e Tamas Brucen.