KB Bashkimi ka kompletuar transferimin e tretë për këtë afat kalimtar, shkruan Zeri. Pas Valon Bunjakut e Andi Shehut, klubit prizrenas i është bashkuar edhe Edmond Kryeziu.
Për Kryeziun është ky një rikthim në “Sezai Surroi”, pasi që në sezonin 2017/18 ishte shpallur kampion me “Arpagjik’t”.
“Pas Valon Bunjakut dhe Andi Shehut, ekipit tonë i është bashkuar edhe një tjetër ish basketbollist i yni.
Edmond Kryeziu ka qenë pjesë e ekipit kampion të Bashkimit në stinorin 2017/18 dhe nënkampion i Ligës Ballkanike në po të njëjtin stinor.
Ai tani është rikthyer në Prizren për të ngritur kupa të tjera me klubin e qytetit” – thuhet në njoftimin e KB Bashkimit.