Kevin Durant u bë lojtari me më së shumti shënime në historinë e Ekipit të SHBA-ve pasi ata siguruan një vend në çerekfinale në Lojërat Olimpike të Tokios.
Sulmuesi i Brooklyn Nets, 32 vjeç, përfundoi me 23 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime ndërsa SHBA mundi Republikën Çeke me 119-84.
Kjo e çon totalin e karrierës së tij olimpike në 354 pikë nga tre Lojëra që ka marr pjesë, duke e vënë atë përpara 336 të Carmelo Anthony, shkruan BBC.
Skuadra amerikane do të zbulojë kundërshtarët e tyre në çerekfinale në shortin e së dielës.
Franca, e cila mundi SHBA-në në ndeshjen hapëse, mundi Iranin 79-62 për të përfunduar në krye të grupit A, ndërsa Australia e forcoi vendin e tyre në krye të grupit B me një fitore 89-76 ndaj Gjermanisë.